3393 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 20 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Visar Morina me “Exil” merr çmimin gjerman për skenarin më të mirë

Prishtinë, 20 shkurt 2018 - Në prani të 600 mysafirëve, ministrja gjermane e Kulturës, Monika Grütters, e ka nderuar regjisorin kosovar Visar Morina me çmimin “German Screenplay Award”, në pritjen e Asociacionit të Skenaristëve Gjermanë në festivalin e famshëm “Berlinale”, që këtë vit po mban edicionin e 68-të.

 

Morina me skenarin e filmit “Exil”, që flet për një burrë me origjinë shqiptare, i cili ndihet i tradhtuar e i kërcënuar, e ka bindur jurinë dhe e ka marrë çmimin “Golden Lola”, që përfshin shpërblimin prej 10 mijë eurosh. Skenari i filmi “Exil” sjell rrëfimin e një 45-vjeçari, i cili punon në një firmë farmaceutike. Ai është një njeri familjar shqiptar, i cili e gjen veten të rrethuar nga armiqtë. Në një komunikatë të lëshuar nga Zyra e ministres gjermane të kulturës thuhet se juria ka zgjedhur trilerin “Exil” të Visar Morinës si më të mirin. Të nominuar kanë qenë edhe skenarët e “Nailowsky” nga Torsten Schulz dhe “Je sius Karl” nga Thomas Wendrich.

Burimi: http://www.koha.net/kulture/76362/visar-morina-me-exil-merr-cmimin-gjerman-per-skenarin-me-te-mire/ 

Foto Galeria