3403 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

Nezir Kraki, para 20 viteve refugjat i strehuar në Zvicër, sot ligjërues

Prishtinë, 27 shkurt 2018 - Në Universitetin e Gjenevës është mbajtur një konferencë kushtuar Kosovës dhe sfidave te saj, dedikuar 10 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht me këtë ligjëratë është prezantuar Nezir Kraki, ligjërues në Paris i cili ka folur mbi pikëvështrimet e tij mbi Kosovën, në dekadën e parë si shtet i pavarur. Por kjo ligjëratë është edhe më e fuqishme, për faktin se Kraki kujton se para 20 viteve ishte i strehuar si refugjat në Zvicër, kurse tashti, prezantohet në këtë shtet në një cilësi tjetër. “Kam mbetur i ngazëllyer nga pritja dhe nga konsiderata që e treguan ndaj meje si organizatorët (Shoqata e studentëve Shqiptarë në Gjenevë) ashtu edhe publiku i vëmendshëm që kishte ardhur në numër. Kënaqësi e papërshkrueshme kur sheh me dhjetëra të rinj nga diaspora të angazhuar në shkollim e në punë, në çdo shkencë dhe në çdo zanat. Nga mjekësia deri të letërsia duke kaluar nga avokatura dhe ekonomia, në secilën fushë sot ka të rinj e të reja të gjakut tonë. Ata janë sot pjesa më dinamike e shoqërisë zvicerane pa e harruar në asnjë moment vendin e origjinës”, ka deklaruar Kraki. Ndërsa ka shtuar se “për mua ishte ndjesi e veçantë që si ish refugjat i strehuar në Zvicër para gati 20 viteve, të gjendesha në amfiteatrin e Universitetit të Gjenevës, në cilësi tjetër. Jeta na rezervon befasi të këndshme ndonjëherë”, është shprehur Kraki mbi emocionet që ka marr nga kjo ligjëratë,e cila është përcjellë nga një numër i madh i të pranishmëve.Burimi:http://www.kultplus.com/diaspora/nezir-kraki-para-20-viteve-refugjat-strehuar-ne-zvicer-sot-ligjerues/ 

 
 

Foto Galeria