3404 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 February 2018
  • SHARE
  • PRINT

“Sundimi i Gruas” përfaqëson Kosovën në festivalin ndërkombëtar të teatrove \'\'RITU\'\' në Belgjikë

Prishtinë, 27 shkurt 2018 - Marigona Bektashi Ferati me shfaqjen “Sundimi i gruas”, po e përfaqëson Republikën e Kosovës në festivalin ndërkombëtar të teatrove \'\'RITU\'\' në Belgjikë.

 

Edicioni i 35-të i festivalit ndërkombëtar të teatrove “RITU” që ka filluar nga 26 shkurt dhe zgjatë deri më 4 mars po mbahet në Liege të Belgjikës. Komedia “Sundimi i gruas”, ka për autor Miro Gavran nën regji të Marigona Bekteshi Feratit dhe producent Mirsad Feratin. Aktorët të cilët kanë shkrirë talentin edhe në këtë projekt janë: Njomza Tmava, Fatmir Haliti, Mirsad Ferati dhe Kastiot Hetemi. Komedia trajton temën: Një grua e moshës së mesme, tani e martuar me burrin e saj të dytë, përjeton kthimin e burrit të parë nga burgu. Ai ka dalë papritmas nga burgu, sepse është provuar se ai ishte i pafajshëm gjatë gjithë kohës. Pasi që nuk ka ku të shkojë, njeriu fillon të jetojë në banesën e tij me ish-gruan dhe bashkëshortin e saj. Kjo bëhet e papërballueshme për gruan, ndërsa burrat bëhen edhe miq. Natyrisht, kjo situatë çon në të gjitha llojet e konflikteve, gjyqeve dhe vuajtjeve të ndryshme.Burimi:http://zeri.info/kultura/188258/sundimi-i-gruas-perfaqeson-kosoven-ne-festivalin-nderkombetar-te-teatrove-ritu-ne-belgjike/ 

Foto Galeria