3411 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Karatesti Nishevci fiton të artën në Salzburg

Prishtinë, 5 mars 2018 - Karateisti kosovar Herolind Nishevci e ka fituar medaljen e artë në garën e Serie A në Salzburg të dielën.

 

 Nishevci arriti të ngadhënjejë në një konkurrencë mjaft të fortë dhe në rrugë deri te e arta mposhti edhe kampion bote. Në total fitoi shtatë përballje. 

Niveli Serie A vlerësohet si rang i dytë i garave elitare të karatesë, pas turneve Karate 1 Premier League, shkruan sot “Koha Ditore”. Nishevci, që garon në kategorinë mbi 84 kilogramë në luftëra (kumite), në raundin e parë e eliminoi rusin Vasiliy Serebryakov. Lufta kishte përfunduar 1:1, por Nishevcit iu dha fitorja me deklarim. Në përballjen e dytë ai mposhti me shifrat 3:0 japonezin Masaya Ishizuka, ndërsa në të tretën ngadhënjeu 3:1 ndaj danezit Philip Carlsen. 

Në përballjen e katërt ngadhënjeu 1:0 ndaj azerbajxhanasit Asiman Gurbanli, ndërsa në të pestën mposhti 2:0 iranianin Jasem Vishkaei. Në përballjen e gjashtë ai pati para vetes serbin Slobodan Biteviq, karateistin që kishte fituar dy të arta në Botërorin e vitit 2010. 

Burimi: http://www.koha.net/sport/79077/nishevci-fiton-te-arten-ne-salzburg/

Foto Galeria