3413 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

“DAM”-i me mesazhe për paqe dhe shifër rekorde të pjesëmarrësve

Prishtinë, 6 mars 2018 - Festivali ndërkombëtar i muzikës tashmë ka rezervuar datat për edicionin e radhës.

 

Mbrëmjet muzikore të “DAM”-it sivjet shtrihen prej 29 marsit e deri më datën 3 të muajit prill. Nëpërmjet programit muzikor festivali do ta shënojë 100-vjetorin e përfundimit të Luftës Botërore, duke mëtuar të bëjë thirrje për paqe në botë, shkruan “Koha Ditore”. Në kuadër të festivalit do të interpretohen vepra, të cilat e bartin këtë mesazh dhe një pjesë e tyre janë të kompozuara para një shekulli ose si burim të inspirimit e kanë luftën. Por edicioni i 13-të i “DAM”-it do ta shënojë edhe 10-vjetorin e shtetit të Kosovës me vepra të kompozitorëve kosovarë dhe shqiptarë të gjeneratave të ndryshme. Por gjithmonë duke ruajtur prioritetin për t’i promovuar muzikantët e rinj. E numri i pjesëmarrësve këtë vit kalon shifrën prej 300 muzikantësh. Drejtori artistik i këtij festivali, Dardan Selimaj, ka thënë se në përgjithësi në fokus këtë vit do të jenë kompozitorët e Amerikës Veriore duke vazhduar traditën e nisur vitin e kaluar, kur në fokus ishin artistët dhe muzikantët nga Luksemburgu. Sa i përket temës, Selimaj ka thënë se mesazhi për paqe do të jehojë në këtë edicion. 

Burimi: http://www.koha.net/kulture/79110/dam-i-me-mesazhe-per-paqe-dhe-shifer-rekorde-te-pjesemarresve/

Foto Galeria