3414 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 06 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Regjisorja e “Ariut të kristaltë” që u inspirua nga Kosova

Prishtinë, 6 mars 2018 - Një artikull për refugjatët kosovarë në Holandë do të bëhej sebep që regjisorja e re, Sarah Veltmeyer, të niste përgatitjet për një skenar filmi.

 

Më pas këtë ide do ta përforconte edhe takimi i saj me një djalë të ri nga Kosova, i cili jetonte në Holandë, shkruan Koha Ditore. Fillimisht, ajo e kishte bazuar rrëfimin nga ajo që kishte dëgjuar, pa pasur shumë informata rreth jetës në Kosovë e as për realitetin që do të gjente pasi vendosi t’ia mësynte Kosovës për një udhëtim “hulumtues”. Rishkrimi i tërësishëm i skenarit është dëshmi e mjaftueshme që tregon se ky hulumtim do t’i nxirrte në pah të tjera detaje. Filmi i saj 14-minutësh titullohet “Kiem Holijanda”. Aktorët janë nga Kosova e po ashtu edhe filmi është i realizuar në gjuhën shqipe. Sheshi i xhirimit: një fshat kosovar. Veltmeyer nuk di se si ta përshkruajë vendimin për të ardhur në Kosovë për të realizuar film, e as nuk e di se si ta arsyetojë. Me gjithë sfidat me të cilat është përballur, në fund triumfoi. Qysh në premierë filmi u shpërblye. Dhe atë jo nga një festival i thjeshtë, por mori “Ariun e kristaltë” në “Berlinale”. Kjo dëshmon se rrugëtimi i këtij filmi mund të jetë i gjatë dhe i suksesshëm. 

Burimi: http://www.koha.net/kulture/78906/regjisorja-e-ariut-te-kristalte-qe-u-inspirua-nga-kosova/

Foto Galeria