3420 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Në Zvicër hapet ekspozita e piktorit Sylë Mujaj

Prishtinë, 13 mars 2018 - Në Ambasadën e Republikës së Kosovës në Bernë të Zvicrës është hapur ekspozita “Mozaiku Artistik” e piktorit Sylë Mujaj, punimet e të cilit janë të realizuara në tablotë e përmasave të mëdha 200X200 cm, me mesazhe dhe kolorit të fuqishëm artistik.

 

 Në punimet e tij, autori ekspozon punën disavjeçare dhe me përkushtim prej filigranisti, për të realizuar konceptin e tij artistik dhe unik. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 23 mars në objektet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bernë. 

Burimi: http://www.epokaere.com/ne-zvicer-hapet-ekspozita-e-piktorit-syle-mujaj/

Foto Galeria