3426 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Elbenita Kajtazi, gjysmëfinaliste në konkursin Glyndebourne Opera Cup

Prishtinë, 16 mars 2018 - Në Glyndebourne të Anglisë, në një nga shtëpitë operistike më me nam, sopranoja shqiptare Elbenita Kajtazi do të garojë për të qenë një ndër fitueset e konkursit Glyndebourne Opera Cup, bashkë me konkurrentët nga e gjithë bota, shkruan KultPlus.

 Glyndebourne Opera Cup – është një konkurs ndërkombëtar për këngëtarë të operës i cili është projektuar për të nxjerrë në pah artistë të rinj të talentuar nga e gjithë bota, duke u ofruar atyre një çmim prej 15 mijë funtash dhe mundësi për nisjen e një karriere ndërkombëtare në operë. Sopranoja Elbenita Kajtazi është në mesin e gjysmëfinalistëve, krahas emrave Adèle Charvet, Francesca Chiejina, Jorge Espino, Adriana Gonzalez, Samantha Hankey, Dmytro Kalmuchyn, Aurora Marthens, Mirjam Mesak, Denis Milo, Jake Muffett, Diana Newman, Gemma Ní Bhriain, Alexandra Nowakowski, Eléonore Pancrazi, Emily Pogorelc, Cody Quattlebaum, Anita Giovanna Rosati, Carl Rumstadt dhe Jacquelyn Stucker. Tema e konkursit për sivjet është Moxarti, dhe finalistët do të shoqërohen me orkestër. Ky konkurs emocionues do të transmetohet në Sky Arts. Pjesa e parë e këtij konkursi do të mbahet të martën me 22 mars nga ora 20:00, kurse pjesa tjetër apo gjysmëfinalja, të premten më 23 mars nga ora 21:00. Finalja e konkursit do të jetë të shtunën më 24 mars, nga ora 17:30 deri në ora 21:00. 

Burimi: http://www.kultplus.com/teatri/elbenita-kajtazi-gjysmefinaliste-ne-konkursin-glyndebourne-opera-cup/

 
 

Foto Galeria