3433 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 21 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Filmi i Zgjim Terziqit, pjesë e festivalit The Brussels Short Film Festival

Prishtinë, 21 mars 2018 - Filmi i shkurtër “Një Muaj” me skenar dhe regji nga Zgjim Terziqi dhe producent Agon Syla do të jetë pjesë e festivalit kualifikues për Oscar në Belgjikë, në edicionin e 21-të të festivalit “The Brussels Short Film Festival”, shkruan KultPlus.

  Filmi do të konkurroj në pesë kategori: “Grand Prix”, çmimi i jurisë, çmimi i aktorit më të mirë, çmimi i aktores më të mirë dhe çmimi i publikut. Festivali do të mbahet nga 25 prill deri më 6 maj 2018. “Një Muaj” është film i bazuar në ngjarje të vërtetë dhe flet për Anën një 40 vjeçare e verbër, e pa martuar, e cila jeton sipas marrëveshjes së katër motrave të saj. Pakti i tyre përmban përkujdesjen e saj secila me rend nga një muaj. Në këtë film luajnë: Makfire Miftari, Luan Jaha, May-Linda Kosumovic, Shengyl Ismajli, Irena Cahani, Fatmir Spahiu, Rinesa Qeriqi, Era Balaj, Dardane Mehmeti, Zog Zeqiri Berisha, Blerina Krasniqi, Nata Zeqiri Berisha, Lis Spahiu. Filmi është prodhim i shtëpisë filmike ‘Broken Branch Production’, i subvencionuar nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe me mbështetje nga Swiss Cooperation Office Kosova dhe Komuna e Prishtinës. 

Burimi:http://www.kultplus.com/filmi/filmi-zgjim-terziqit-pjese-e-festivalit-brussels-short-film-festival/

 
 

Foto Galeria