3437 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 23 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kosova mposht Azerbajxhanin, rrit gjasat për kualifikim

Prishtinë, 23 mars 2018 - Kosova U21 ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Azerbajxhanit në Mitrovicë, e vlefshme për kualifikim në Evropian.

 

 Në një terren të vështirë në “Adem Jashari” për shkak të reshurave të borës, djelmoshat e Rafet Prekazit shënuan fitore prej 2 me 0, raporton Koha.net. Golin e parë e shënoi mesfushori Florent Hasani pas një aksioni fantastik në minutën e 54. Për të asistoi Mirlind Daku. Kurse pas shtatë minutave Kosova shënoi edhe golin e dytë përmes Besfort Kolgecit, i cili dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit me një goditje me kokë pas krosimit të bukur nga këndi nga Dren Feka. Kosova dominoi këtë takim duke krijuar 14 raste shënimi. Kosova pas kësaj fitore merr vendin e tretë me 10 pikë, po aq sa ka edhe Irlanda e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara. Kurse Azerbajxhani në vendin e fundit ka vetëm 1 pikë në Grupin 5. Në ndeshjen e radhës Kosova e pret liderin e grupit, Gjermaninë, që e mposhti sot Izraelin me rezultat prej 3 me 0. 

Burimi: http://www.koha.net/sport/82576/kosova-mposht-azerbajxhanin-rrit-gjasat-per-kualifikim/

Foto Galeria