Prishtinë, 26 mars 2018 - Kombëtarja e Kosovës në karate fitoi tri medalje në ditën e dytë të Kampionatit Ballkanik për seniorë, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, bën të ditur KOK-u përmes faqes zyrtare në Facebook.
Orges Arifi fitoi medaljen e argjendtë, kurse me medalje të bronztë u shpërblyen ekipi i femrave dhe meshkujve, transmeton Koha.net. “Krahas Orges Arifit që fitoi të argjendtën, ekipi i femrave në përbërje: Fortesa Orana, Adelina Rama, Diellza Dragusha dhe Gresa Zhitia, fituan të bronztën, sikurse ekipi i meshkujve: Alvin Karaqi, Elhami Shabani, Valdrin Rashiti, Ylli Cenaj, Blodin Pakashtica, Durim Haziri dhe Orges Arifi”, thotë KOK-u.
Burimi: http://www.koha.net/sport/83207/kosova-ne-karate-fiton-tri-medalje-ne-kampionatin-ballkanik/