3439 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 26 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Oborri fiton çmimin për videoklipin më të mirë në Venecia

Prishtinë, 26 mars 2018 - Videoklipi i këngës “Gjuj me dritë” nga bendi nga Prishtina, Oborri ka fituar çmimin videoklipi më i mirë në "Ca' Foscari Short Film Festival" në Venecia, Itali.

 

 Klipi i këngës është realizuar nga Dritëro Mehmetaj, regjisor i ri nga Kosova, i cili për momentin studion në universitetin e filmit "FAMU" në Pragë. Rolet kryesore në këtë videoklip i luajnë Andi Bajgora, aktori i cili ishte pjesë e çmimeve Oskar me filmin "Shok", si dhe Rinesa Qeriqi, transmeton KP. Kënga "Gjuj me dritë" është videoklipi i katërt nga albumi "Oborri", i cili është lansuar në gusht 2017, dhe reflekton mbi ndjenjat intensive e kaotike të të rinjve që rriten në Prishtinë. Xhirimet kanë ndodhur në deponinë e madhe të bërllokut në Mitrovicë, dhe pamjet sureale paraqesin një kontrast të fuqishëm në mes të rinisë së bukur me plot shpresë e ngjyra dhe të mbeturinave, pluhurit e kaosit që mbretëron përreth. 

Burimi: http://www.koha.net/kulture/83200/oborri-fiton-cmimin-per-videoklipin-me-te-mire-ne-venecia/

Foto Galeria