3441 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

Blick promovon bukuritë e Kosovës, publikon pamje fantastike nga maja e Gjeravicës

Prishtinë, 28 mars 2018 - Përpos kuzhinës së pasur tradicionale, mikpritjes, trashëgimisë kulturore, Kosova shquhet edhe për bukuritë e rralla natyrore.

 E përditshmja gjermano-zvicerane Blick, ka publikuar një video interesante të Arton Krasniqit nga i cili ka marrë leje për përdorimin e pamjeve. Ky i fundit i është përgjigjur në mënyrë pozitive kërkesës së tyre pa kurrfarë kompensimi financiar, pasi që beson se publikimi i tyre është në interesin kombëtar, dhe se ndihmon zhvillimin e turizmit të vendit tonë. 

Në video shfaqen bukuritë e majës së Gjeravicës e cila është 2556 metra mbi nivelin e detit, dhe konsiderohet si një nga atraksionet më të kërkuara turistike në Kosovë. Atë e vizitojnë qytetarë nga e mbarë bota e në veçanti gjatë dimrit, kur hapësirat e mbuluara me borë dhurojnë peizazhe të rralla që gjithkush ëndërron t’i shoh. 

Burimi: http://www.kultplus.com/trashegimia/blick-promovon-bukurite-e-kosoves-publikon-pamje-fantastike-nga-maja-e-gjeravices-video/

 
 

Foto Galeria