3444 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 March 2018
  • SHARE
  • PRINT

“With a Cup of Sugar” nëpër SHBA me të vërtetën për Kosovën

Prishtinë, 29 mars 2018 - Pamja e Rugovës sa vjen e del në pah, derisa kamera lëviz nëpër tunel. Drita që bie mbi natyrë, shpërfaq një lloj shprese. Një qasje optimiste e ka filmi dokumentar i Luke T. Harwath. I titulluar “With a Cup of Sugar”, dokumentari nga qershori do t’u ofrohet shikuesve edhe nëpërmjet uebfaqes. Rrugëtimi i filmit dokumentar do të vazhdojë deri në Kosovë.

 

 Për “Kohën Ditore”, Harwath ka folur për rrugëtimin e deritashëm të dokumentarit dhe ka shpalosur planet e tjera për të. “Me një filxhan sheqer” – që sjell një rrëfim për një komb të vogël, të dëshpëruar për të ndërtuar një të ardhme stabile dhe për të krijuar miqësi me vende siç është Iowa – do të transmetohet edhe në televizione publike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. “Së fundi e kemi pasur një përpjekje ta shfaqim filmin në Prizren, më 8 maj, por planet tona dështuan për shkak të përkthimit të titrave në shqip, kështu që ka mundësi që duhet ta shtyjmë këtë datë. Kemi pasur një numër të tërë shfaqjesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, fillimisht në Iowa, por përveç këtyre kemi edhe shfaqje të tjera të planifikuara”, ka thënë ai. 

Burimi: https://www.koha.net/kulture/84057/with-a-cup-of-sugar-neper-shba-me-te-verteten-per-kosoven/

Foto Galeria