3446 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 April 2018
  • SHARE
  • PRINT

“Frankenshtain” rikthen Ilir Bokshin në Teatrin Kombëtar të Tiranës

“Frankenshtain” bazuar në veprën e Mary Shelley dhe i dramatizuar nga Tim Kelly, është produksioni më i fundit i Teatrit Kombëtar të Tiranës, i cili rikthen si regjisor në Tiranë Ilir Bokshin, pas “Edipit mbret” që ngjiti në skenën e këtij teatri më 2013-tën.

 

 Vepra vjen si premierë në dt.13-14-15 prill ora 19:00, bën të ditur Shqip. Në role interpretojnë: Helidon Fino, Besmir Bitraku, Lulzim Zeqja, Yllka Mujo, Klea Huta, Gent Hazizi, Erjona Kakeli, Niada Saliasi. E dramatizuar nga romani i Mary Shelley, adaptimi i Tim Kelly qëndron i veçuar nga dhjetëra adaptime të tjera filmike dhe skenike, sepse ndërkohë që i qëndron besnik romanit origjinal, vepra vjen në një zhanër plotësisht të veçantë, ku komikja dhe tragjikja janë të ndërthurura mjeshtërisht. 

Skenografia: Petrit Bakalli, Kostumografia: Vese Kraja, Muzika: Art Lokaj, Maska: Jacopo Tomassini, As. Regjisore: Algiona Aga, Përkthyes: Shkëlzen Berisha. 

Viktor Frankeshtajn është një njeri i konsumuar nga shkenca dhe biologjia, pasioni jetësor i të cilit ka qenë të zbuloj shkakun e jetës apo e të dhënit jetë. Pas përpjekjeve dhe eksperimenteve të vazhdueshme, ai më në fund zbulon një rrugë të kthej në jetë indet e njeriut të vdekur. Më shkurt, ai vije në gjendje të krijoj jetë duke qepur së bashku një koleksion makabër pjesësh trupore të njeriut dhe duke përdorur procesin e tij special, ai ka sjellë në jetë një krijesë të ndërtuar nga pjesë trupore njerëzish, por akoma jo tamam njerëzor. 

Është interesante se në kulturën popullore emri i cili pasqyron monstrën është Frankeshtajn, dhe shumë ndoshta nuk e dinë se Frankeshtajn është vet shkencëtari e jo monstra. Megjithatë, janë disa që do të thonë se Frankeshtajni, për shkak të pikëpamjes së tij morale dhe asaj që ai ka arritur të krijojë, është po aq monstër sa krijesa që ai ka krijuar. Prej kohësh aktorët kanë nisur provat për të vënë në skenë këtë vepër. 

Burimi: https://www.koha.net/kulture/85221/frankenshtain-rikthen-ilir-bokshin-ne-teatrin-kombetar-te-tiranes/

Foto Galeria