3448 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 02 May 2018
  • SHARE
  • PRINT

Kori i Filarmonisë së Kosovës me tri koncerte në Angli

Prishtinë, 2 maj 2018 - Publiku anglez për herë të parë do të ketë rastin të dëgjojë Korin e Filarmonisë së Kosovës. Pjesëtarët e këtij ansambli, për tri ditë me radhë do të shpalosin dy programe të ndryshme në Angli. Më 5 maj do t'i bashkohen Korit dhe Orkestrës së Filarmonisë së Hastingsut për interpretimin e veprës “Requiem” të Verdit nën drejtimin e dirigjentit brazilian Marcio da Silva, shkruan “Koha Ditore”.

 

 Pas këtij koncerti, Kori do t’i ketë edhe dy paraqitje të tjera me program, i cili ngërthen në vete vepra të tri gjeneratave të kompozitorëve shqiptarë, e po ashtu edhe vepra të kompozitorëve botërorë. Me këtë paraqitje në Britani të Madhe, Kori i Filarmonisë së Kosovës do të prezantojë vepra të kompozitorëve, si Lorenc Antoni, Gjergj Danush Llapacaj, Jan Kukuzeli,Rexho Mulliqi, Rafet Rudi, Baki Jashari, Thomas Simaku e Mendi Mengjiqi. Ndërsa do të këndohen edhe vepra të kompozitorëve të huaj si Tomas Luis de Victoria, Benjamin Britten, John Dowland dhe Jake Runestad. I njëjti program do të interpretohet edhe me datën 7 në Londër. 

Burimi: https://www.koha.net/kulture/90323/kori-i-filarmonise-se-kosoves-me-tri-koncerte-ne-angli/

Foto Galeria