3454 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Vetviktimizimi i zyrtarëve nga Serbia

Prishtinë, 5 Shtator, 2018 - Me qëllim të informimit të saktë të opinionit publik, dëshirojmë t’ju njoftojmë, që bazuar në rregullat dhe procedurat në fuqi, Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, pas pranimit të kërkesës për vizitë në Kosovë nga ana e, z. Marko Gjuriq, e ka aprovuar kërkesën dhe e njëjta i është përcjellur edhe z. Gjuric dhe autoriteteve përkatëse.

Andaj, teatri i inskenuar nga ana e, z. Gjuriq, për gjoja refuzim të kërkesës për hyrje në Kosovë, është vetëm një përpjekje e dëshpëruar e tij për ta paraqitur Kosovën si palë jo bashkëpunuese.

Në të kaluarën, sikurse që do të ndodhë edhe më tutje, MPJ miraton ose refuzon kërkesa. Dhe, secilit vendim i kemi qëndruar ballëhapur. Nuk kemi nevojë për dramaticitet të shtirur në këtë fazë kur po punojmë intenzivisht për evropianizimin e rajonit. 

Foto Galeria