3455 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 04 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme Besnik Hoti vazhdon me vizita nëpër komunat e Kosovës

Prishtinë, 4 shtator 2018 - Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Besnik Hoti i shoqëruar nga drejtori për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya dhe zyrtari i lartë për Integrime Ekonomike, Turkesh Dalifi po vazhdojnë vizitat nëpër Komunat e Kosovës.

Qëllimi i këtyre vizitave sipas zëvendësministrit Hoti është për t’i prezantuar mundësitë për promovimin e komunave përmes diplomacisë ekonomike të Republikës së Kosovës. 

Si fillim sot kanë vizituar Komunën e Fushë Kosovës ku janë pritur nga kryetari Burim Berisha dhe më pastaj për të vazhduar në Komunën e Obiliqit dhe Komunën e Lipjanit ku janë pritur nga kryetarët gjegjës.

‘’Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës së bashku me të gjitha këto misione janë në dispozicion edhe për të promovimin e komunave, sidomos për promovimin e mundësive për investime në këto komuna’’ ka thënë zëvendësministri Hoti. Ai ka thënë që në 38 pika të botës janë funksionale misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës, dhe se në misione janë caktuar edhe diplomatë të ngarkuar me fushën e diplomacisë ekonomike. 

Po ashtu Hoti, i njoftoi kryetarët e tri komunave, për projektin e ministrisë për diplomacinë ekonomike dhe integrimin ekonomik të Kosovës, ndërsa drejtori i Departamentit për Diplomaci Ekonomike, Guner Ureya, e sqaroi në tërësi projektin e ministrisë, rëndësinë që ka ky projekt, në raport me zhvillimin ekonomik të vendit dhe ndikimin e rëndësinë e nivelit lokal, në këtë drejtim, format e bashkëpunimit dhe rëndësinë e binjakëzimeve me komunat nga vendet tjera.

Nga ana tjetër, kryetarët e tri komunave, i kanë njoftuar zyrtarët e ministrisë me kapacitetet që posedojnë Komunat, sidomos në fushat e bujqësisë, turizmit, si dhe kushteve të mira që ofrojnë për investitorët që duan të investojnë në komunat e tyre, në fusha të ndryshme, si dhe lehtësirat që ofronë edhe zonat industriale.

Kryetarët dhe zyrtarët e MPJ-së, u pajtuan për bashkëpunim të ndërsjellë me qëllim të promovimit të komunave, në raport me investitorët e mundshëm, si nga investitorët e huaj ashtu edhe të diasporës. 

Foto Galeria