3457 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 01 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Vuniqi takon Përfaqësuesin Special për Çështje Evropiane të Ministrisë së Jashtme gjermane, diskutohet mbi anëtarësimin në INTERPOL

Dubrovnik, 1 Shtator, 2018 – Në kuadër të punimeve të Forumit të Dubrovnikut Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme, Rejhan Vuniqi, ka takuar Përfaqësuesin Special për Çështje Evropiane brenda Ministrisë së Jashtme të Gjermanisë, z. Thomas Ossowski.

Gjatë këtij takimi, Zëvendës Ministrja Vuniqi fillimisht e ka falenderuar bashkëbiseduesin e saj për përkrahjen e deritanishme të shtetit gjerman për Kosovën, ndërkohë që është diskutuar mbi proceset aktuale nëpër të cilat po kalon vendi. 

Në vazhdim, ajo i ka kërkuar diplomatit gjerman pëkrahjen mbi procesin e liberalizimit të vizave, anëtarësimin në Interpol si dhe në rrugën e mëtutjeshme të Kosovës drejt integrimeve evropiane.

Nga ana e tij, z. Ossowski e ka siguruar zëvendësministren Vuniqi se Gjermania do të vazhdojë të përkrahë Kosovën dhe referuar proceseve si ai i liberalizimit të vizave dhe INTERPOL-i ka kërkuar që të bashkërendohen përpjekjet për të siguruar procese të suksesshme. 

z. Ossowski, gjithashtu është interesuar edhe për rrjedhën e dialogut të Republikës së Kosovës me Serbinë dhe kërkoi vazhdim të përpjekjeve për të arritur marrëveshje, që garanton stabilitet të gjerë rajonal. 

Foto Galeria