3460 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 31 August 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli në takimin e Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor: Zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë është me rëndësi vitale

Vjenë, 31 Gusht 2018 – Siguria energjetike e Kosovës mbështetet në Termocentralet, funksionaliteti i të cilave varet nga rrjedha konstante e ujit për të ftohur gjeneratorët. Prandaj, zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Energjisë midis Kosovës dhe Serbisë është me rëndësi vitale.

Kështu ka thënë Zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli, gjatë adresimit të tij para Ministrave të Jashtëm të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, të cilët po marrin pjesë në takimin joformal në Vjenë, me temën “Infrastruktura kritike dhe Digjitalizimi”.

Në vazhdim, para homologëve të tij të vendeve anëtare të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, kryediplomati kosovar ka folur në lidhje me kërcënimet në rritje të karakterit hibrid, për të cilat ka vlerësuar se bashkëpunimi është i domosdoshëm. 

“Nismat, si synimi për të nisur anketat e kërcënimeve hibride me vendet e Ballkanit Perëndimor, na lejojnë të shqyrtojmë se si aplikohen kërcënimet në vende të veçanta, si dhe në rajonin tonë. Për këto ide, Republika e Kosovës gjithmonë do të jetë një partner i gatshëm për të identifikuar projektet, që do të adresonin rrugët konkrete të bashkëpunimit të ardhshëm, si dhe për të ndarë përvojën e saj dhe për të mësuar nga mësimet e nxjerra nga të tjerët”, është shprehur ministri Pacolli.

Në fund, ai ka bërë thirrje që të zvogëlohen pengesat politike, ndërhyrjet dhe bllokadat ndaj njëri tjetrit. 

“Sa më pak pengesa politike, aq më mirë. Sa më shumë që ne të mund të zvogëlojmë ndërhyrjet, bllokadat politike ndaj njëri-tjetrit, përfshirë anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare, aq më shumë do t'i shërbejmë interesave të qytetarëve tanë duke mbrojtur infrastrukturën kritike”, ka thënë numri dy i Qeverisë.

Në margjina të këtij aktiviteti, të organizuar nga Austria, si kryesuese e radhës së Presidencës së BE-së, Ministri Pacolli, po ashtu ka zhvilluar njÑ‘ sÑ‘rÑ‘ takimesh me homolog të tij nga BE-ja dhe rajoni.  

Foto Galeria