3467 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Dedaj ka takuar u.d. ambasadorin e Maqedonisë, Driton Dema

Prishtinë, 13 shtator - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Gjergj Dedaj ka takuar u.d ambasadorin e Republikës së Maqedonisë në Kosovë, Driton Dema.

Dedaj e njoftoj ambasadorin Dema me zhvillimet politike në Kosovë dhe nevojën imediate të arritjes së stabilitetit të plotë në gjithë Ballkanin Perëndimor. Dedaj dhe Dema u pajtuan plotësisht për thellimin e bashkëpunimit bilateral mes dy vendeve tona fqinje të cilat pretendojnë integrimin në BE dhe NATO.

Po ashtu të dy presin që qytetarët e Maqedonisë të dalin masovikisht në referendum në fund të këtij muaji për të votuar emrin e ri të Maqedonisë dhe të ecët shpejt drejt konsolidimit dhe integrimit euroatlantik të Maqedonisë dhe tërë Ballkanit Perëndimor.

Foto Galeria