3469 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 14 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Pacolli: Shqipëria të asistoj Kosovën në të gjitha proceset integruese

Prishtinë, 14 shtator 2018 - Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli ka pritur sot homologun e tij, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.  

Me këtë rast, ministri Pacolli ka falënderuar përzemërsisht ministrin Bushati për përkrahjen e vazhdueshme që shteti shqiptar i ka ofruar dhe po i ofron Republikës së Kosovës. Agjenda e takimit mes dy ministrave ka pasur për fokus identifikimin e çështjeve në të cilat mund të thellohet bashkëpunimi, dhe propozimi i hapave për adresimin e sfidave të përbashkëta në fushën e politikës së jashtme dhe diplomacisë.

Në kuadër të diskutimeve, ministri Pacolli theksoi që afirmimi i mëtutjeshëm i pozicionit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përfshirë këtu dhe objektiva strategjike në lidhje me anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, shtron nevojën për koordinim të veprimeve dhe për përkrahje intensive nga ana e shtetit dhe diplomacisë shqiptare.

Ministri Bushati ishte i një mendimi me ministrin Pacolli se çështjet sikurse anëtarësimi në organizata si UNESCO, INTERPOL, përkrahja e përmbylljes së procesit të liberalizimit të vizave, bashkëpunimi në kuadër të shkëmbimit të përvojave dhe njohurive në lidhje me organizatat rajonale, thellimi i bashkëpunimit në lidhje me shtrirjen e prezencës diplomatike, kërkojnë bashkëpunim dhe koordinim intensiv mes dy vendeve në të gjitha nivelet.

Po ashtu gjatë takimit u diskutua rëndësia që Republika e Shqipërisë ka në përkrahje të Republikës së Kosovës në procesin e dialogut për Marrëveshjen Gjithëpërfshirëse. Ministri Pacolli edhe në këtë takim bilateral, theksoi rëndësinë e thellimit të integrimit ekonomik mes dy vendeve, me theks rritjen e volumit tregtar për çfarë u theksua se është e rëndësishme të lehtësohen barrierat doganore, infrastrukturore dhe teknike.

Në adresimin para mediave, ministrat theksuan se janë pajtuar që çështjet e sipërpërmendura të adresohen në nivel të bashkëpunimit ne nivel të profesional e teknik ne kuadër të grupeve punuese, në mënyrë që në takimin mes dy qeverive në nëntor 2018, të mund të përmbyllen me sukses.

 

Foto Galeria