3473 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 19 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Diplomatët e rinj trajnohen mbi Komunikimin Strategjik dhe Diplomacinë Digjitale

Prishtinë, 19 Shtator 2018 – Akademia Diplomatike e Republikës së Kosovës në bashkëpunim dhe bashkërendim me Divizionin për Komunikim me Publikun organizoi trajnimin profesional për diplomatët e rinj/zyrtarët e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës mbi temën e “Komunikimit Strategjik dhe Diplomacisë Digjitale”.

Trajnimi, i cili zgjoi interesimin e dhjetëra diplomatëve, u hap nga Drejtori i Përgjithshëm i Akademisë Diplomatike, Ambasador, Beqir Ismaili, ndërsa prezantues kryesorë ishin Koordinatori Digjital i Byrosë për Çështje Evropiane dhe Euro-Aziatike në Departamentin Amerikan të Shtetit, z. Mathew Jacobs dhe Drejtori i Komunikimit Publik dhe Diplomacisë Publike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, z. Sami Kastrati.

Në kuadër të kësaj punëtorie njëditore u prezantuan dhe diskutuan zhvillimet më të reja dhe trendët më modern përkitazi me Komunikimin Strategjik dhe Diplomacinë Digjitale, duke përfshirë format dhe metodat për përballjen ndaj fushatave qëllimkëqija me lajme dhe narracione të rreme. 

Foto Galeria