3474 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 21 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha vizitë zyrtare në Kroaci, pritet nga homologu i tij, Ivica Glasnović

Zagreb, 21 shtator 2018 - Zëvendësministri i Punëve te Jashtme i Republikës së Kosovës, Anton Berisha gjatë vizitës në Zagreb, ka takuar homologun e tij të Jashtëm, zëvendësministrin kroat,  Ivica Glasnović.

Gjatë këtij takimi është ritheksuar edhe njëherë bashkëpunumi dhe raportet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve si dhe përkushtimin për t'i avancuar ato.

Me këtë rast zëvendësministri Berisha tha se

Kroacia si vend anëtar i BE-së ka pasur gjithmonë qëndrime parimore dhe në përkrahje të shtetit të Kosovës në procesin e liberalizimit dhe në proceset integruese.

Po ashtu ishte konstatim i përbashkët i tyre që procesi i normalizimit të shteteve të Ballkanit ndihmon integrimin e rajonit dhe duhet të bëhet konform parimeve evropiane.

Berisha edhe njëherë theksoi qëndrimin e qartë të Qëverise së Kosovës, se integriteti territorial i Kosovës është i panegociushëm dhe respektimi i shtetësisë së saj është parakusht në çfardo marrëveshje eventuale me shtetin fqinjë, Sërbinë.

 

Foto Galeria