3477 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media

New York 24 Shtator, 2018  

Filloi aktiviteti diplomatik i delegacionit të Kosovës në kuadër të Samitit të OKB-së, ku bëjnë pjesë Presidenti Thaçi, Kryeministri Haradinaj, numri dy i qeverisë dhe ministri i jashtëm Pacolli

Në tubimin më të rëndësishëm vjetor të diplomacisë botërore, Kosova do afirmojë shtetësinë e vet                                                                                                                                                      Si është bërë e ditur, një delegacion zyrtar i Kosovës, i cili ka në përbërje Presidentin Hashim Thaçi, Kryeministrin Haradinaj dhe zëvendëskryeministrin dhe 

ministrin e jashtëm, Pacolli gjendet në New York në kuadër të punimeve të Samitit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB.

 Agjenda e delegacionit të Kosovës parashikon dhjetra takime me homologë nga të katër anët e globit. Objektivat kryesorë të kësaj agjende janë afirmimi i shtetësisë së

Kosovës, anëtarësimi në organizata të ndryshme ndërkombëtare, forcimi i marrëdhënieve dypalëshe politike, ekonomike, etj, 

vendosja e marrëdhënieve diplomatike me vende të caktuara dhe njohje të reja.

 Agjenda shtetërore e Kosovës filloi sot me takimin me kryeministrine Samoas Malielegaoi dhe do të vijojë me takime të tjera.

 Punimet e Sesionit 73 - të të Asamblesë së Përgjithshme të OKB së, po ndiqen me vëmendje të madhe nga mediat botërore,

 për shkak të pranisë në to të shefave të shteteve dhe ngjarjeve të veçanta që po kalon bota.

 

Foto Galeria