3502 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 September 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zyberaj: Kosova është vendi bekuar që ka mbështetjen e SHBA-ve

Prishtinë, 27 shtator 2018 - Jetlir Zyberaj, shef i Kabinetit të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, ka thënë se është i bindur se secili lider i Kosovës do të ishte i gatshëm të vepronte njësoi sikurse Pacolli, pasi që Zyberaj konsideron se vendi është bekuar me e mbështetjen e SHBA-së. Ai ka sqaruar takimin e këtij të fundit me presidentin e SHBA-së Donald Trump në New York, duke thënë se ka ndodhur në margjina të punimeve të asamblesë së përgjithshme.

“Unë besoj që secili lider I Repbulikës së Kosovës është I gatshëm që të shtrëngoj duart me secilin burrshtetas në interes të shtetit dhe qytetarëve të Kosovës. Përshëndetja e zëvendëskryeministrit Pacolli me presidentin Trump ka ndodhur në margjina të punimeve të asamblesë së përgjithshme, ku shumë burrështetas kanë qenë prezent dhe ka qenë besoj shumë normale. Republika e Kosovës dhe qytetarët e saj janë falenderues për gjithqka ka bërë dhe bën SHBA për vendin tonë dhe reshtimi ynë përkrah tyre është I pa alternativë”, tha Zyberaj.

Zyberaj ka thënë se ministri Pacolli deri më tani në kuadër të kësaj vizite në New York, deri më tani ka realizuar më shumë se 50 takime.

“Asnjë përpjekje e tyre nuk mund të sfidojë suksesin e institucioneve të shtetit tonë dhe për këtë duhet të jenë të gjithë të qartë. Vetëm në Nju Jork janë zhvilluar deri më tani më shumë se 50 takime nga zëvendëskryeministri Pacolli dhe deri në fund javë priten rezultate edhe më të mëdha të cilat do të preken gjatë muajit nëntor kur Kosova do të marrë aprovimin për të qenë anëtar I Interpolit, organizatë kjo e një rëndësie jetike në sigurinë e brendshme dhe ndërkombëtare. Reagimet e tilla të kryeministres së Serbisë janë rezultat I asaj që thashë më lartë andaj edhe përgjigja ironike në atë rast ishte e qëlluar. Ne në baza ditore shohim edhe reagime qesharake të ministrit të jashtëm të Serbisë I cili në prapaskenë, aty ku nuk ka kamera, shpreh hapur servilitetin dhe nënshtrimin përballë figurës dhe kapaciteteve të Pacollit, ndërsa nëpër televizione shfaqet nën petkun e luanit. Ju mund ta shihni, që në fund të ditës, përtej propagandës, asnjë betejë, po e përsëris, asnjë betejë të vetme shteti I Serbisë, diplomacia e Serbisë nuk e ka fituar përballë Behgjet Pacollit”, u shpreh ai.

Po ashtu Zyberaj ka deklaruar se kapacitetet e ministrit të Punëve të Jashtme të tejkalojnë gjithë aparatin shtetëror politik dhe diplomatik të Serbisë, prandaj siç ka thënë ai, mund ta vëreni edhe tendencën e Beogradit për të ndërmarrë gjoja ofenziva kundër Kosovës.

 

Foto Galeria