3511 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Në Konsullatën e Kosovës në Stuttgart mbahet sesioni informues "Klima e investimeve në Kosovë"

Stuttgart, 6 tetor 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti ka marrë pjesë  në sesionin informues "Klima e investimeve në Kosovë" me rrjetin e bizneseve të Diasporës që është mbajtur në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Shtutgart.

Zëvendësministri Hoti ka thënë se është i nderuar që në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka përcjellë përshëndetjet e veçanta mërgatës sonë dhe njëherit për t'iu shpreh vullnetin dhe gatishmërinë e Qeverisë për të bashkëpunuar dhe forcuar marrëdhëniet me diasporën tonë në Gjermani. Zëvendësministri  Hoti ishte i shoqëruar edhe nga Udhëheqësi i Departmentit për Diplomaci Ekonomike në Ministrinë e Punëve të Jashtme, Gyner Urea.

Foto Galeria