3518 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 09 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Në Prishtinë mbahet konferenca ‘Follow up on the 2018 London Western Balkans Summit’

Prishtinë, 9 tetor 2018 - Nën organizimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës, përkatësisht nga Departamenti për Evropë dhe BE, dhe në përkrahje të GIZ-it gjerman, në Prishtinë po mbahet takimi rajonal në kuadër të ‘Follow up on the 2018 London Western Balkans Summit’, për promovim të procesit të integrimeve në BE.

Me këtë rast, udhëheqja e Departamenti për Evropë dhe BE, në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ambasadorja Shkëndije Geci Sherifi, ka thënë se nga kjo konferencë adresohen veprime konkrete që duhet të ndërmerren si rezultat të Samitit të Londrës.

‘’Kjo konferencë është e një rëndësie të veçantë për faktin se adreson veprime konkrete të cilat duhet të dalin si rezultat i Samitit të Londrës’’, ka thënë ambasadorja Geci-Sherifi. Ajo ka thënë se kjo konferencë është e rëndësishme sepse shtron pritje konkrete për Samitin pasues në kuadër të procesit të Berlinit që do të mbahet në Poloni.

Vlenë të përmendet që në këtë konferencë po marrin pjesë përfaqësues të FCO-së, ambasadori polak, Jacek Multanowski, koordinatori i Samitit të ardhshëm.

 

Foto Galeria