3528 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 17 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Berisha po qëndron për një vizitë në Panama

Panama, 16 tetor 2018 - Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Anton Berisha, po qëndron për vizitë në Panama ku do të ketë një sërë takimesh.

Në ditën e parë të vizitës, zëvendësministri Berisha fillimisht mori pjesë në Karvanin e Asistencës Sociale, ku ishin të pranishëm përfaqësuesit e të gjitha ambasadave të akredituara në Panama.

Gjatë këtij aktiviteti, zëvendësministri Berisha pati rastin që të urojë ministrin e Shëndetësisë së Panamasë, z. Miguel Mayo Di Bello, zëvendësministrin e Tregtisë dhe Industrisë së Panamasë, z. Néstor González, dhe presidenten e Karvanit, Beatriz De Yee, të cilët i uruan mirëseardhje.

Zëvendësministri Berisha pati rastin të bisedoj edhe shumë ambasadorë të akredituar në Panama nga vende të ndryshme si: SHBA, Brazili, Argjentina, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kolumbia, Guatemala, El Salvadori, Peru, Franca, Gjermania, Izraeli, Portugalia të cilët i falënderoi për mbështetjen dhe shprehu vullnetin në emër të MPJ-së së Kosovës për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Në ditën e dytë të vizitës, zëvendësministri Berisha me homologun nga Panamaja do ta udhëheqin mekanizmin e konsultimeve politike mes Kosovës dhe Panamasë që do të zhvillohet me qëllim të avancimit të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Foto Galeria