3535 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 29 October 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ambasadori Avni Kastrati i dorëzoi letrat kredenciale te Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor

Lubjanë,  29 tetor 2018 - Ambasadori i Republikës së Kosovës në Slloveni, Avni Kastrati, në një ceremoni zyrtare të zhvilluar në Zyrën e Presidentit, ia dorëzoi letrat kredenciale Presidentit të Republikës së Sllovenisë, Sh.T.Z. Borut Pahor, duke u akredituar si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Kosovës në Slloveni.

Me këtë rast, Presidenti Pahor i ka uruar mirëseardhje dhe suksese në Republikën e Sllovenisë Ambasadorit Kastrati.

Ambasadori Avni Kastrati e falënderoi Presidentin Pahor për pritjen duke i përcjell përshëndetjet e përzemërta të Presidentit të Republikës së Kosovës, Sh.T.Z. Hashim Thaçi.

Ambasadori Kastrati, gjithashtu, theksoi përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës për avancimin e gjithanshëm të bashkëpunimit dhe të marrëdhënieve miqësore ndërmjet dy shteteve dhe dy popujve.

Foto Galeria