3542 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 November 2018
  • SHARE
  • PRINT

MPJ: Serbia përmes lajmeve të rreme po keqpërdorë edhe reputacionin e vendeve që e kanë njohur Kosovën

Prishtinë, 7 nëntor 2018 - Republika e Kosovës është duke përcjellë me kujdes fushatën agresive dhe jo demokratike të Serbisë në funksion të propagandës dhe përhapjes së lajmeve të rreme në rajon dhe më gjerë. Në kuadër të kësaj fushate, me qëllim të bërjes së saj sa më të besueshme dhe me efikase, e njëjta, viteve të fundit nuk ka ngurruar të përfshihet edhe në marrëdhënie që cenojnë ligjin ndërkombëtar, sikurse është dhurimi i armëve regjimeve të cilat supozohet se do të mund t’i shfrytëzonin ato për projektim të dhunës në shtypje të pakënaqësive qytetare. Po ashtu, Serbia po keqpërdorë edhe reputacionin  e vendeve të cilat e kanë njohur Kosovën, duke përdorë logjiken e regjimit të Millosheviqit, me të cilën propaganda dhe mashtrimi synohej ta zëvendësonin realitetin.             

Në këtë frymë, edhe sot Serbia në bashkëpunim me mediat e instrumentalizuara përhapi lajmin e rremë, se gjoja Unioni i Komoreve paska tërhequr njohjen për Kosovën. Ministria e Punëve të Jashtme siguron publikun se posedon informacion dhe korrespondencë nga burime të shumëfishta kredibile, nga akterë global, informacion i cili na ri-konfirmon atë që e kemi pohuar gjithnjë, që vendet në të cilat thirret Serbia, e mohojnë të kenë marrë apo të konsiderojnë të marrin vendim për tërheqje të njohjes. 

Më saktësisht të gjitha vendet në të cilat thirret Serbia, kanë konfirmuar që bëhet fjalë për lajme të rreme, dhe se njohjet e tyre konform praktikes së marrëdhënieve ndërkombëtare janë akte të pakthyeshme. 

Pavarësisht kësaj MPJ vlerëson se Kosova nuk do të qëndrojë indiferente përballë një Serbie agresive, e cila debatin tonë të brendshëm institucional në lidhje me afirmimin ndërkombëtar, në lidhje me anëtarësimin në organizata, në lidhje me dialogun, provon ta interpretoj si dobësi. 

Kundrejt kësaj Serbie jashtë kontrolli, rreziku me të cilën përballët Kosova është zhytja në debate jo produktive dhe pa rezultate. Serbia do të ndalet vetëm atëherë kur e kupton që përkundër debatit institucional ne vazhdojmë të veprojmë në unitet.  

Foto Galeria