3551 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 20 November 2018
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media

Prishtinë, 20 Nëntor 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme shpreh shqetësimin e thellë për mos anëtarësim në Interpol dhe për qasjen shantazhuese të shtetit serb karshi zyrtarëve të Interpol-it dhe disa delegacioneve të vendeve Afrikane, si dhe dënon mësymjen e zyrtarëve të delegacionit të Serbisë në tentativën e tyre të korruptimit përmes mitos për disa nga zyrtarët pjesëmarrës të vendeve anëtare në Interpol.

Anëtarësimi në Interpol ka qenë proces i përmbushjes së kritereve teknike dhe profesionale, të cilin struktura drejtuese dhe menaxheriale e Interpolit e ka vlerësuar pozitivisht, por Serbia dhe disa nga shtetet me të cilat ajo qëndron në raport të ngushtë, e politizuan.

Republika e Kosovës falënderon të gjitha shtetet, që votuan pro anëtarësimit dhe do të vazhdojë thellimin e bashkëpunimit me vendet aleate, SHBA-të dhe BE-në.

Kosova nuk do të ndalojë së rrugëtuari në procese ndërkombëtare në të gjitha fushat.       

Foto Galeria