3552 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 25 November 2018
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media

Prishtinë, 25 Nëntor 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron raportimet e mediave serbe për të ashtuquajturën Listë të Zezë dhe ekzistimin e ndonjë vendimi nga ana e Institucioneve të Republikës së Kosovës, nëpërmjet të së cilës i ndalohet hyrja apo vizitat eventuale në teritorin e Republikës së Kosovës zyrtarëve më të lartë të shtetit fqinj – Serbisë. 

Ministria e Punëve të Jashtme rikujton se për dallim nga praktikat e hartimit të “Listave të Zeza”, dhe “personave të padëshiruar” nga shteti fqinj, që kanë përfshirë, por nuk janë kufizuar vetëm në ndalimin dhe moslejimin e hyrjes në teritorin e tyre të sportistëve, artistëve, akademikëve, shtetasve ordiner, që kanë vizituar të afërmit e tyre dhe zyrtarëve të tjerë të lartë shtetëror nga Republika e Kosovës, Institucionet e Kosovës kanë zbatuar në frymë dhe në shkronjë Marrëveshjen e Brukselit, e cila specifikon në mënyrë të qartë se si zhvillohen vizitat e zyrtarëve të lartë në të dyja shtetet respektive.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës shpreh keqardhje të thellë, që mediat në shtetin fqinj edhe dy dekada pas përfundimit të luftës, vazhdojnë të publikojnë lajme të rreme, që burojnë nga politika propaganduese e pushtetit në Serbi, duke shkelur seriozisht parimet thememore të profesionit që tyre për raportimin e lajmeve të vërteta, të sakta, të pavarura, të paanshme dhe profesionale.

 

 

Foto Galeria