3556 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 November 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli pret në takim Komisionin Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë, diskutohet mbi rritjen e bashkëpunimit dy-palësh dhe shumë-palësh

Prishtinë, 27 Nëntor 2018 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim pune në ambientet e Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kryetarin dhe anëtarët e Komisionit për Çështje Evropiane të Parlamentit të Kroacisë.

Në kuadër të këtij takimi, kryediplomati kosovar, Pacolli, fillimisht i ka informuar parlamentarët kroat me mbarëvajtjen e zhvillimeve të përgjithshme të vendit si brenda ashtu edhe jashtë.

Në vazhdim, të dyja palët kanë vlerësuar nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit në mes dy shteteve në nivelin dy-palësh dhe shumë-palësh, ndërkohë që është shprehur përkushtim dhe vullnet reciprok për zgjerim dhe thellimin e këtij bashkëpunimi edhe në të ardhmen dhe  në të gjitha fushat e interesit.

Delegacioni kroat ishte në përbërje të, Dr. Domagoj Ivan Milošević, Kryetar i Komisionit për Çështje Evropiane, z. Davor Ivo Stier, Anëtar, Joško Klisović, Anëtar dhe znj. Jelena Špiljak, Sekretare e Komisionit.

 

 

 

Foto Galeria