3557 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 November 2018
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media

Prishtinë, 28 Nëntor 2018 - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës i hedh poshtë dhe i vlerëson si tërësisht të pavërteta, të papërgjegjshme dhe të papranueshme deklaratat e Institucioneve shtetërore të Republikës së Serbisë në lidhje me pretendimet për kinse “pengesat, të cilat Zyrtari Ndërlidhës i Serbisë i ka hasur gjatë kryerjes së obligimeve të tij”, në Republikën e Kosovës. 

Ministria e Punëve të Jashtme sipas informacioneve të saj të siguruara nga Institucionet përgjegjëse të linjës rikonfirmon se Zyrtari Ndërlidhës i Republikës së Serbisë në Republikën e Kosovës nuk ka pasur asnjë pengesë dhe vështirësi në ushtrimin e detyrave dhe përgjegjësive të tij, ashtu siç përcaktohen me Marrëveshjen e Brukselit. 

Ministria e Punëve të Jashtme vlerëson punën, rolin dhe angazhimin konstruktiv të Zyrtarëve Ndërlidhës, të cilët që nga emërimi i tyre kanë kontribuar në zhvillimin e një komunikimi të mirëfilltë në mes të Institucioneve të të dyja shteteve dhe në mbështetje të kësaj inkurajon zgjerimin e fushëveprimit të tyre. 

Sa i përket pretendimeve dhe akuzave të pabaza për mospërmbushje të detyrave, që rrjedhin nga Marrëveshja e Brukselit për Zyrat Ndërlidhëse, Ministria e Punëve të Jashtme thekson se Policia e Republikës së Kosovës do të jetë në kohën dhe vendin e caktuar nga Zyrtari Ndërlidhës i Republikës së Serbisë dhe do t’i përmbushë detyrat dhe obligimet e veta me profesionalizëm, përkushtim dhe përgjegjësi të lartë, ashtu siç ka vepruar çdoherë deri më tash. 

 

Foto Galeria