3558 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 November 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli në Vlorë, do të nderohet me titullin “Doctor Honoris causa”

Vlorë, 28 Nëntor 2018 - Me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve, sot më datën 28 nëntor, Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, do të jetë në Vlorë për të marrë pjesë në aktivitetet shtetërore dhe mbarëshqiptare të organizuara atje, me ftesë të autoriteteve të vendit.

Po në këtë ditë, kryediplomati kosovar, Pacolli, do të nderohet, gjithashtu me titullin akadamik, “Doctor Honoris causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”, i Vlorës në një ceremoni, që do të zhvillohet në mesditë dhe me praninë e autoriteteve më të larta shtetërore, akademike të Shqipërisë dhe të rajonit të Vlorës.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut që nxit mendimin shkencor kombëtar në këtë drejtim.

Universiteti i Vlorës, me katër fakultete dhe mbi 10 mijë studentë, i ka fillesat e veta në Shkollën Normale të saj, krijuar në 1919.

Gjatë qëndrimit në Vlorë, numri dy i Qeverisë do të vendosë lule në varrin e themeluesit të shtetit shqiptar Ismail Qemali dhe do të nderojë flamurin kombëtar së bashku me krerët më të lartë të shtetit dhe autoritet vendore në ceremoninë e posaçme të 28 nëntorit.

 

 

Foto Galeria