3559 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 28 November 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli i bën nderime themeluesit të shtetit shqiptar, Ismail Qemali, bashkë me Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Ruçi

Vlorë, 28 Nëntor – Zëvendës-kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, gjatë qëndrimit të tij në Vlorë, bashkë me udhëheqësit e Institucioneve të shtetit shqiptar ka nderuar themeluesin e shtetit Ismail Qemali.

“28 Nëntorin, Ditën Tonë Kombëtare po e festoj në Vlorë bashkë me, Presidentin Meta, Kryeministrin Rama dhe Kryeparlamentarin Ruçi. Emocione në nderimin e themeluesit të shtetit Ismail Qemali. Prej Vlorës ju uroj gjithë shqiptarëve Gëzuar Festën e Flamurit! Mbarësi, me suksese e qofshim gjithmonë bashkë!”, ka thënë kryediplomati kosovar.

Në këto momente, numri dy i Qeverisë po ndjek ceremoninë zyrtare të nderimit të tij me titullin akadamik, “Doctor Honoris causa” nga Universiteti “Ismail Qemali”.

Titulli i jepet si vlerësim i kontributit të tij me propozime dhe veprime në favor të forcimit të bashkëpunimit ekonomik ndërshqiptar, kontribut ky, që nxit mendimin shkencor kombëtar.

Foto Galeria