3562 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 02 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Komunikatë për media

Prishtinë, 2 Dhjetor 2018  - Ministria e Punëve të Jashtme përgënjeshtron raportimet në media për kinse pranim të dokumenteve zyrtare nga Ishujt Solomon për lëkundje të qëndrimit të këtij shteti ndaj Republikës së Kosovës.

Ministria e Punëve të Jashtme rikonfirmon se nuk ka pranur asnjë dokument zyrtarë nga ky shtet dhe si rrjedhim nuk komenton ‘dokumente’ të paverifikuara, që mund të qarkullojnë për qëllime propaganduese, agjenda të dyshimta dhe synojnë krijimin e lajme të rreme.

Ministria e Punëve të Jashtme ri-kujton se Ishujt Solomon e kanë njohur Republikën e Kosovës si shtet i pavarur dhe sovran në vitin 2014, ndërsa një vit më vonë janë vendosur edhe marrëdhënie diplomatike, nivel ky më i lartë i marrëdhënieve në mes dy shteteve.

Ministria e Punëve të Jashtme thekson se pëfaqësuesit e Republikës së Kosovës në vazhdimësi kanë mbajtur kontakte dhe kanë zhvilluar takime bilaterale të nivelit të lartë me përfaqësuesit këtij shteti, ku janë shprehur zotime të dyanshme për thellimin e këtyre marrëdhënieve në mes dy popujve dhe dy vendeve. 

 

Foto Galeria