3565 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 04 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli pranon kopjen e letrave kredenciale nga Ambasadori i ri amerikan, Kosnett vlerësohen marrëdhënie special Kosovë-ShBA

Prishtinë 4 Dhjetor 2018 – Zëvendës-Kryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim kortezie Ambasadorin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Kosovës, z. Philip Kosnett, nga i cili ka pranuar edhe kopjet e letrave kredenciale, nëpërmjet të cilave ai u akreditua si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i ShBA-ve në vendin tonë.

Në margjina të këtij takimi të dy bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer pikëpamjet mbi mbarëvajtjen e zhvillimeve politike në Kosovë, rajon dhe më gjerë. Ata vunë në dukje në veçanti marrëdhënien speciale dhe partneritetin strategjik në mes dy vendeve dhe dy popujve. 

Gjatë takimit, kryediplomati kosovar, Pacolli, e ka konsideruar si “jetike për Republikën e Kosovës vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme dhe bashkëpunimit të ngushtë dhe të afërt me ShBA-në”. 

Ambasadori amerikan, Kosnett, shprehu qëllimin e tij për të mbajtur bashkërendim të afërt mes Ambasadës dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

 

Foto Galeria