3567 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 05 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri i Jashtëm Anton Berisha në vizitë zyrtare në Vatikan

Vatikan, 5 dhjetor 2018 - Në vazhdën e komunikimeve të rregullta me Selinë e Shenjtë, zëvendësministri i Jashtëm, Anton Berisha zhvilloi një takim në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit, me nënsekretarin për Marrëdhëniet me Shtetet, mons. Antoine Camilleri.

Në këtë takim me atmosferë dashamirëse dhe mirëkuptimi,  palët diskutuan për gjendjen në rajonin e Evropës Jug-Lindore, me fokus të rajonit të ngushtë, në temat aktuale që tangojnë Kosovën.
Vatikani vazhdon të përcjellë me përkushtim dhe vëmendje rajonin dhe Kosovën dhe falënderon për vendosjen e komunikimit të rregullt  përmes kontakteve të instaluara tashmë përmes Delegatit Apostolik/ Nuncit në Lublanë dhe zëvendësministrit të Ministrisë së Jashtme.

Foto Galeria