3571 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli takohet me Ministrin e Jashtëm gjerman, Heiko Mass, kërkon lidershipin gjerman për liberalizimin e vizave

Strazburg, 12 Dhjetor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar homologun e tij gjerman, Heiko Maas.

Takimi u zhvillua në Strazburg, ndërsa kryediplomati kosovar, Pacolli, kërkoi lidershipin gjerman për shtyrjen e procesit të liberalizimit të vizave.

“Me homologun tim gjerman, Heiko Maas, u dakorduam për një vizitë timen në Berlin në ditët e ardhshme. Gjermania duhet të tregojë lidershipin e vet dhe të shtyjë përpara procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, pas përmbushjes së secilit kriter të vendosur. Kjo ishte edhe tema me të cilën biseduam në Paris me ministrin e jashtëm të Gjermanisë”, ka thënë Ministri i Jashtëm, Pacolli.

Kryediplomati kosovar, Pacolli, gjatë qëndrimit në Francë ka marrë pjesë në konferencën franko-gjermane të luftës kundër trafikut të armëve të zjarrit në Ballkanin Perëndimor, ndërsa ka zhvilluar disa takime edhe me homologë të tij. 

 

Foto Galeria