3572 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 12 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Vuniqi pret në takim Drejtoren e Misionit të USAID-t në Kosovë, diskutojnë për bashkëpunimin

Prishtinë, 12 Dhjetor 2018 – Zëvendësministrja e Punëve e Jashtme, znj Rejhan Vuniqi, ka pritur në një takim Drejtoren e Misionit të USAID-t në Kosovë, znj Lisa Mango.

Gjatë këtij, Zëvendësministrja Vuniqi fillimisht e ka falënderuar Drejtoren e USAID-it, znj Mango për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pa rezervë të popullit dhe ShBA-ve që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për zhvillimin e gjithmbarshëm në vendin tonë nëpërmjet projekteve multi-milionëve.

Më pas të dy bashkëbisedueset kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm në mes dy institucioneve respektive dhe për atë në të ardhmen që ndërlidhet në mes USAID-it dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.  

Foto Galeria