3573 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministrja Vuniqi takon Ambasadorët e Egjiptit dhe Katarit, synohet thellimi dhe zgjerimi i bashkëpunimit ndër-shtetëror

Tiranë, 13 dhjetor 2018 – Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës, Rejhan Vuniqi, është pritur në dy takime të ndara nga Ambasadorët e Egjiptit dhe ai i shtetit të Katarit, gjatë një vizite, që ajo i bëri Ambasadave të dyja shteteve respektive në Tiranë.

Në takimin me Ambasadorin e Egjiptit, Mohamed Khalil, zëvendësministrja, Vuniqi,  është siguruar se Egjipti e mbështet fuqishëm shtetësinë e Kosovës; ofron bashkëpunimin në të gjitha fushat; do të mirëpriste shpeshtimin e vizitave në nivel të lartë ndër-shtetëror dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike në të ardhmen.

Në ndërkohë, në takimin me Ambasadorin e shtetit të Katarit, Ali bin Hamad Al-Marri, zëvendësministrja, Vuniqi, fillimisht e ka falënderuar atë për votën pro, që shteti i Katarit i dha vendit tonë në INTERPOL.

Më pas, është diskutuar për hapjen e Ambasadës së Republikës së Kosovës në shtetin e Katarit; fuqizimin e marrëdhënieve ekonomike; investimet potenciale të këtij shteti në Kosovë si dhe mbi rëndësinë, që do ta kishte organizimi i javës kulturore.

Ambasadori, Ali bin Hamad Al-Marri, pritet të akreditohet si Ambasador jo-rezident në Kosovë. 

 

Foto Galeria