3575 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 18 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli në takim me Ambasadorin japonez Koinuma: Vitin e ardhshëm shënohet 10 vjetori i marrëdhënieve diplomatike dhe organizohet Forum Ekonomik Kosovë-Japoni

Prishtinë, 18 dhjetor 2018 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, ka pritur në një takim të rregullt pune, Ambasadorin jo-rezident të Japonisë në Kosovë, z. Kiyoshi Koinuma.

Në kuadër të këtij takimi është diskutuar në lidhje me zhvillimet e fundit politike në vend, ndërkohë që vëmendje e posaçme i është​ kushtuar avancimit të marrëdhënieve dy-palëshe në mes dy vendeve.

Për qëllimin e njëjtë,  kryediplomati kosovar, Pacolli dhe Ambasadori japonez, Koinuma kanë diskutuar në lidhje me organizimin e ceremonisë për shënimin e dhjetë vjetorit të marrëdhënieve diplomatike në mes dy vendeve në fillim të vitit të ardhshëm dhe po ashtu organizimin e një Forumi Ekonomik në mes dy vendeve, që pritet të mbahet në gjashtë mujorin e parë të vitit 2019.

Foto Galeria