3577 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 24 December 2018
  • SHARE
  • PRINT

Zëvendësministri Hoti vizitë zyrtare në Stokholm

Stokholm, 24 dhjetor 2018 – Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Besnik Hoti ka vizituar Suedinë ku është takuar me albanologun nga Suedia, mikun e popullit shqiptar, Ulmar Kviku.

Me këtë rast zëvendësministri Hoti tha se ‘ndihem i nderuar që sot jam me z. Ullmar Qvick, me këtë veprimtar dhe njeri të bekuar që tërë jetën e tij e përkushtoj në dobi të popullit shqiptar, kujdestar i palodhur në hulumtimin shkencor të traditave të Shqiptarëve në Përgjithësi’.

Hoti tha se në emër të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës,  dorëzoj falënderimin për: Për kontributin e tij shumëdekadësh në afirmimin e letërsisë shqiptare në Suedi, duke e përkthyer sidomos poezinë shqipe në suedisht; Për kontributin e tij të pazëvendësueshëm në përpilimin e fjalorëve suedisht-shqip dhe shqip-suedisht, si fjalorë shumë të nevojshëm për shqiptarët; Për angazhimin e tij në afirmimin e kulturës dhe traditave shqiptare, si dhe aktiviteteve në përkrahje të shqiptarëve në Suedi; Për faktin se si kryetar i Shoqatës Suedezo-Shqiptare ka kontribuar në qartësimin e çështjes shqiptare në opinionin suedez, dhe mbi të gjitha Hoti tha se është një mik i madh i shqiptarëve.

Po ashtu zëvendësministri Hoti në shenjë falënderimi për kontributin dhe në nderim të ish-ministres së Jashtme të Suedisë, Anna Lindh, vendosi lule tek varri i saj, e cila u vra me 10 shtator 2003 nga një serb në Stokholm.

Gjatë gjithë vizitës së tij në Suedi, Hoti ishte i shoqëruar nga diplomatët e Ambasadës së Kosovës në Stokholm, Agron Smakiqi – Këshilltar dhe Fatmir Rrahmanaj – Sekretar i dytë si dhe zyrtarin e Lartë nga MPJ, Petrit Prekazi.

 

 

Foto Galeria