3587 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 10 January 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli pritet në Berlin nga homologu gjerman Maas, ritheksohet mbështetja gjermane për Kosovën

Berlin, 10 janar 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, z. Behgjet Pacolli, sot në takim me Ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, ka falënderuar Gjermaninë për përkrahjen e vazhdueshme të këtij shteti për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Pasi e ka uruar fillimisht për praninë e Gjermanisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për dy vitet që vijnë, Pacolli ka potencuar, që Kosova dëshiron edhe më shumë prani të Gjermanisë përmes ekonomisë dhe investitorëve të saj në vend.

Prania e Kosovës përmes rreth 400.000 qytetarëve të saj në Gjermani dhe kontributi i Gjermanisë në ndërtimin e paqes për 20 vite me radhë nga Bundeswehr-i dhe tashti angazhimit nëpërmjet GIZ-it dhe Kampit për Inovacion në Prizren vetëm sa thellojnë bashkëpunimin mes dy vendeve tona. 

Tema të diskutimit në mes Ministrit Pacolli dhe Maas ishin edhe përkrahja e Gjermanisë për përfundimin e Negociatave në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë me njohje reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB.

Ministri Maas ka thënë po kështu, që do të përkrah Kosovën në procesin e liberalizimit të vizave,  në anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare,  ndërsa një mbështetje të veçantë Pacolli ka hasur edhe në përshpejtimin e procedurës së njohjes së Patent-shoferëve në mes Gjermanisë dhe Kosovës.

Foto Galeria