3591 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 16 January 2019
  • SHARE
  • PRINT

Mbahet punëtoria në mes Ministrisë së Jashtme dhe BE-së mbi vlerësimin e kërcënimeve hibride

Prishtinë, 16 janar 2019 – Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Zyrën e BE-së në Prishtinë, respektivisht Shërbimin e Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të BE-së, kanë mbajtur punëtorinë, ku është prezantuar Pyetësori mbi Vlerësimin e BE-së mbi Kërcënimet Hibride.

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës në këtë aktivitet është përfaqësuar nga zëvendësministri i jashtëm, z. Anton Berisha, ndërsa nga Shërbimi i Veprimit të Jashtëm Evropian (EEAS) të BE-së ka marrë pjesë, z. Gabor Iklody, Drejtor i Menaxhimit të Krizave dhe i Drejtorisë së Planifikimit (CMPD).

Në cilësinë e nikoqirit të këtij takimi të rëndësishëm, zëvendësministri, Berisha, vlerësoi lart këtë vizitë dhe theksoi se gatishmëria  e Republikës së Kosovës për realizimin kësaj punëtorie është  shembull i bashkëpunimit me institucionet kompetente të BE-së.

Më pas, ai u zotua se MPJ, si autoritet kontakti i këtij projekti strategjik në koordinim me institucionet kompetente të vendit, do të jetë në nivel të përgjegjësive për të adresuar dhe finalizuar kërkesat e dala nga kjo punëtori. 

Aktiviteti i përbashkët është mbajtur duke iu referuar kërkesës zyrtare të Zëvendëskryeministrit të Parë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës z. Behgjet Pacolli, drejtuar znj. Federica Mogherini, Përfaqësuese e Lartë e BE-së për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë.

Foto Galeria