3598 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 27 January 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli do të merr pjesë në ministerialin e Koalicionit Global në Uashington D.C. dhe në Lutjet e Mëngjesit

Prishtinë, 27 janar 2019 – Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Mike Pompeo, Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme, z. Behgjet Pacolli, do të merr pjesë në takimin e ministerialit të shteteve anëtare të Koalicionit Global kundër DAESH, i cili do të mbahet në javën e parë të muajit shkurt në Uashington D.C.

Gjatë vizitës dhe qëndrimit në ShBA, kryediplomati kosovar, Pacolli, do të merr pjesë edhe në ceremoninë vjetore të Lutjeve të Mëngjesit, e cila do të mbahet më datën 8 shkurt, 2019.

Numri dy i Qeverisë pritet të ketë agjendë të ngjeshur nëpërmjet takimeve dy-palëshe dhe shumëpalëshe me përfaqësuesit e shteteve pjesëmarrëse.

Foto Galeria