3607 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 07 February 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli në ministerialin e Koalicionit Global në Uashington: Krijimi i Ushtrisë së Kosovës ngrit kapacitetet në ndërtimin e një ambienti të qetë dhe të sigurt

Uashington D.C., 6 shkurt, 2019 – Krijimi i Ushtrisë së Kosovës në koordinim të plotë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës ngrit ndjeshëm kapacitetet e vendit tonë në ndërtimin e një  ambienti të qetë dhe të sigurt.

Kështu ka thënë ministri i jashtëm i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, në adresimin e tij para rreth shtatëdhjetë  ministrave të jashtëm nga e gjitha bota, që përfaqësonin vendet e tyre në ministerialin e Koalicionit Global kundër ISIS-it, që po i zhvillon punimet në Uashington D.C.

Në fjalën e tij para të pranishmëve, kryediplomati kosovar, Pacolli, ka treguar hapat konkret, që shteti i Kosovës bashkë me SHBA-në ka ndërmarrë në vazhdimësi në këtë drejtim.

Gjatë këtij takimi, pjesëmarrësve nga e gjithë bota i është drejtuar edhe Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo dhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. 

Ndërkohë, një shtrëngim duarsh ndërmjet sekretarit Pompeo dhe ministrit të jashtëm të Kosovës, Pacolli, pas fotos familjare me ministrat e jashtëm pjesëmarrës ka marrë vëmendjen dhe është publikuar në mediat më të rëndësishme të botës. 

Përshkrimi i Fotos: Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, në qendër, shtrëngon duart me Ministrin e Jashtëm të Kosovës, Behgjet Pacolli, me Ministrin e Jashtëm të Irakut, në mes tyre Mohamed Alhakim, pas një foto familjare gjatë takimit të Koalicionit Global për Mposhtjen e ISIS-it, në Departamentin e Shtetit, të mërkurën më 6 shkurt, 2019 në Uashington. (Fotografia: Associated Press/Alex Brandon).

 

 

 

Foto Galeria