3616 - Single_lajmi | Ministria e Puneve te Jashtme
MPJ
  • 13 February 2019
  • SHARE
  • PRINT

Ministri i Jashtëm Pacolli: Tronditës lajmi për aksidentin, që mori jetë njerëzish në Maqedoninë Veriore, Kosova solidarizohet me familjarët e viktimave

Prishtinë, 13 shkurt 2019 – Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm i Republikës së Kosovës, z. Behgjet Pacolli, e ka pranuar me pikëllim të thellë lajmin tragjik për aksidentin, që ndodhi sonte në autosratën Shkup-Tetovë dhe që për pasojë humbën jetën disa persona e shumë të tjerë u plagosën.

“Jam i prekur thellë dhe i tronditur shumë nga lajmi tragjik për aksidentin, që ndodhi sonte në autostradën Shkup-Tetovë, i cili i mori jetën disa personave dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe bashkëndjejë pikëllimin e thellë me familjet, që humbën më të dashurit e tyre, ndërsa lutem për shërim të shpejtë të të plagosurëve. Kosova dhe Institucionet e saj solidarizohen me familjarët e viktimave dhe Institucionet e shtetit fqinj në këto momente të vështira”, është shprehur kryediplomati kosovar, Pacolli.

Foto Galeria